Ndarja e trashëgimisë së Maradonës, pasuria varet nga fëmijët e jashtëligjshëm

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës në 25 nëntor të vitit 2020 la një shije të hidhur në futboll, pasi ai ishte një legjendë e padiskutueshme. Argjentinasi la pas 5 fëmijë, të cilët iu drejtuan një proçesi gjyqësor për ndarjen e pasurisë së babait të tyre. Gjykata argjentinase ka vendosur që pasuria e Maradonës do të ndahet në 5 pjesë në mënyrë të barabartë tek të gjithë fëmijët.

Përfituesit janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafañe, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojedan. Lajmin e ka bërë të ditur ish bashkëshortja Ojeda në një postim në Instagram.

Në Argjentinë pretendohet se Diego ka pasur lidhje jashtëmartesore dhe si pasojë ka fëmijë të jashtëligjishëm. Mediat argjentinase deklarojnë se nëse kjo vërtetohet atëherë pasuria mund të ndahet akoma dhe më shumë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online