Ndali Realin në derbi, Simeone e pranon hapur: Barcelona është ekipi më i mirë në La Liga

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gara për titullin kampion është bërë shumë e ashpër në Spanjë. Pas barazimit 1-1 në derbin Real Madrid-Atletiko Madrid, renditja mes tre ekipeve të para është mjaft e ngeshur. I pyetur në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp pas derbit, Simeone ka pranuar hapur se Barcelona është më favorite në garën për titullin kampion. Sipas trajnerit të Atletikos, katalanasit janë skuadra më e mirë në La Liga.

“Unë ende këmbëngul që Barcelona është ekipi më i mirë në La Liga. Ata sulmojnë shumë mirë, kanë shpejtësi të pabesueshme te lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si një ekip. Të shohim nëse do të fitojnë nesër në Sevije. Atëherë do të ishte një garë shumë e ngushtë në tabelën e renditjes”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/