Ndalet seria e ndeshjeve radhazi si titullar për Rrahmanin, kapiteni vë në shqetësim Kosovën

Rrahmani do të luante ditën e nesërme ndaj Milanit, në një përballje mjaft delikate për të dyja skuadrat në luftën për zonën Champions. Fatkeqësisht seria prej 8 ndeshje radhazi si titullar me Napolin do të ndalet për Rrahmanin, pasi futbollisti shqiptar është dëmtuar në muskulin e këmbës.

Sipas raportimeve, Rrahmani do të humbë ndeshjen me Milanin dhe Romën. Nuk është as e sigurtë nëse Rrahmani do të jetë i gatshëm për ndeshjet me përfaqësuesen e Kosovës, e cila në fund të Marsit do të fillojë aventurën për kualifikueset e Botërorit 2022, që do të luhet në Katar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *