Laçi pret sot Flamurtarin dhe për herë të parë këtë sezon do të jetë pa portierin e vet, Gentian Selmanin.
Një dëmtim pësuar javën e shkuar ka qenë fatal për kapitenin e Laçit, i cili shkoi edhe në Itali për kontrolle të detajuara dhe tashmë do të duhet të mungojë ndaj Flamurtarit, por ndoshta edhe dy ndeshje të tjera.
Është ndalesa e parë sezonale për portierin e Shqipërisë U-21, i cili këtë sezon nuk ka munguar asnjë minutë dhe ishte i fundit lojtar me minutazh të plotë në Superiore.
Sot e ka radhën Elton Vata, portier i ri, i cili ka rastin e artë të tregojë se ka të ardhme të rëndësishme. Nuk është e lehtë të zëvendësohet një ndër portierët më të mirë në Superiore, por Laçi ka treguar se i përballon mirë mungesat.