Ndalet cikli i trofeve të fituara me Teutën, Edi Martini jep dorëheqjen pas humbjes me Partizanin: I jam falënderues Hasanbelliut për gjithë jetën

Edi Martini e ka mbyllur ciklin e trofeve të fituara me Teutën. Trajneri kampion i durrsakëve ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes së fundit që është pësuar ndaj Partizanit. Teuta po kryesonte me shifrat 1-0 deri në minutat e fundit, por më pas erdhi përmbysja e të kuqëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, trajneri ka falënderuar presidenti Hasanbelliu për besimin që i ka dhënë. Ndërkohë ka marrë gjithë përgjegjsinë mbi vete për ecurinë jo të mirë në këtë sezon.

Postimi i plotë

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre te gjithe pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqejn time. Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha jam dhe do i jem mirnjohes per gjithe jeten time. Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2 vjet per kenaqesine qe me kan dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2vite i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive.

Falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi Drejtorin teknik Renato Arapi koleget e mi Bledar Rizvani Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona Eduard Salillari duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe ju oroj te gjithe te mirat e ksaj bote.Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire por nje mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni kete.Me shume respekt EDI MARTINI”, shkruan Martini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *