“Ndaj Tiranës bëjmë atë që nuk bëri dot Vllaznia”, Santiago Selmani dhe Regi Lushja përshëndeten mes batutash

Santiago Selmani ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Sulmuesi i Kastriotit është pyetur nëse skuadra krutano do të mund të bëjë atë që Vllaznia nuk e bëri dot ndaj Tiranës. Pyetje së cilës i është përgjigjur me fjalët: “Shpresoj që do ta bëjmë. Do punojmë shumë dhe të shikojmë. Besoj se marrim pikë. Do t’i bëjmë yzmetin dhe do t’i marrim. Po shënoj, po marr minuta dhe ndihem mirë“.

Ndërkohë në studio ishte i pranishëm edhe kundërshtari i tij për javën e ardhshme, Regi Lushkja. Të dy kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër me njëri-tjetrin. Selmani i ka uruar mesfushorin për fitoren, ndërsa më tej e pyet nëse është i lodhur. Një pyetje që ndoshta nënkupton një kureshtje për gjendjen fizike me të cilën bardheblutë do të përballjen me Kastriotin. Ndërkaq, Regi Lushkjai ka uruar suksese në vijim të kampionatit, por nuk ka munguar as batuta e tij, pasi i dëshiron sukses pas ndeshjes së ardhshme kundër Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *