Ndahet nga Icardi dhe menjëherë e gjen burrin tjetër në krahë, Wanda Nara nuk i ndahet më futbollistëve

Wanda Nara, menaxherja kontroverse ka vendosur t’i jap vetes një shans të tretë me futbollistët. Fillimisht ishte me Maxi Lopez, më pas shkoi me Mauro Icardin. Lajmet e kësaj jave thonë se Wanda dhe ylli i PSG-së kanë vendosur të divorcohen dhe se padyshim që nuk do të ketë më pajtim mes çiftit. Pas atij lajmi, mediat argjentinase sollën një lajm (të pa)pritur për lidhjen e re të Wandës. Një nga gazetarët argjentinas bëri të ditur se Wanda tashmë është në një lidhje me një futbollist që luan në Evropë, është shumë i njohur dhe ka luajtur për klube të ndryshme argjentinase.

“Wanda e ka gjetur tashmë qetësinë e saj në një vend tjetër. Nuk po flasim për asgjë që nuk është e menjëhershme, por për atë që po ndodh prej disa muajsh, gjatë një udhëtimi në Argjentinë për punë të ndryshme për të promovuar kozmetikën e saj. Dhe ai udhëtoi me të nga Evropa sepse ai është një futbollist. Ai luajti për shumë ekipe evropiane dhe tani luan në Evropë”, tha një nga gazetarët. Emri i futbollistit enigmatik nuk ka dalë në publik, por është çështje ditësh se kur do të ndodhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online