Navalka largohet, balotazh De Biazi-Prandeli për Poloninë

Adam Navalka ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Polonisë. Një vendim i paevitueshëm, duke vlerësuar paraqitjen zhgënjyese në Botërorin 2018, ku skuadra u eliminua prej fazës së grupeve.

Navalka nuk arriti të mbante nën kontroll një kontingjent që cilësohet i ndarë në klane, ku lojtari më i mirë i skuadrës, Robert Levandovski ka qenë i izoluar nga pjesa tjetër e grupit dhe shpeshherë i kritikuar.

Për të zëvendësuar Navalkan, presidenti i Federatës Polake, Boniek, po mendon alternativën italiane. Në garë për postin në krye të përfaqësueses janë ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi dhe ish-trajneri i Italisë, Çezare Prandeli.

Nëse njëri prej tyre do të merrte drejtimin e Polonisë, ai do të debutonte në ndeshjet zyrtare pikërisht përballë Italisë më 7 shtator në Bolonja, në ndeshjen e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *