Naubueze e tejkalon imagjinatën: Laçi në dy vendet e para, e presim me padurim Tiranën

Naubueze është një nga sulmuesit më të mirë në Superiore për momentin. Sa shumë kampionate ka provuar për të mbërritur deri në Shqipëri, ku ka realizuar 4 gola me Laçin në Superiore. Më herët kishte qenë edhe në Kosovë, por tashmë nisi kjo aventurë e re për të te kurbinasit.

Ndryshimi i trajnerit Starova, që kishte premtuar luftën për titull, nuk ka sjellë edhe shumë ndryshime. Të paktën jo te dëshirat e lojtarëve, që e shohin ende të mundur daljen në dy vendet e para, megjithëse duke parë renditjen dhe shumë ekipe që kanë hyrë në garën për titullin kampion, me formën e treguar nga kurbinasit duket si e pamundur.

Në një intervistë për “Supersport”, Naubueze është shprehur: “Personalisht, ndihem shumë mirë, kam përvojën time në futboll dhe mendoj që kampionatin shqiptar është shumë i fortë. Objektivi im është të shënoj gola. Përpiqem dhe punoj çdo ditë që të përmirësohem, kërkoj ta dërgoj veten time në maksimum, të jem i dobishëm për veten dhe për skuadrën. Jam i sigurt që do bëj gjëra të mira këtu. A mund të jem golashënuesi më i mirë në fund? Kam shumë besim tek vetja, ndaj pse të mos ndodhë, por, e përsëris, më duhet të punoj shumë çdo ditë.

Nuk e kemi filluar me maksimumin e mundshëm, por besoj se do të ringrihemi. Kjo skuadër ka cilësi, gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Tani kemi një trajner të ri dhe shumë shpejt do të gjejmë atë ritëm që të gjithë po kërkojmë, jam i bindur që rezultatet do të vijnë.

Po e presim me padurim këtë ndeshje kundër Tiranës, duhet të reagojmë pas rezultateve të fundit. Mendoj se do të jetë një duel shumë i forte. Kam besim tek vetja dhe te skuadra ime dhe jam i bindur se do bëjmë shumë mire.

Mendoj që në fund do jemi në kuotat e larta të renditjes, mjafton të mos dorëzohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat: ne, si lojtarë, trajneri, stafi drejtues, të gjithë së bashku si një familje. Dëshira ime është ta mbyllim mes dy vendeve të para, shpresoj shumë, por kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen”, ka thënë Naubueze. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online