Nations League, UEFA zyrtarizon ndarjen e Ligave

UEFA ka konfirmuar ndarjen e skuadrave në 4 Ligat për edicionin e parë të Nations League, kompeticioni i ri evropian që do të zëvendësojë miqësoret e kombëtareve.

Shorti do të hidhet më 24 janar dhe çdo ligë do të ndahet atëherë në 4 grupe, me 3 ose 4 skuadra secili, ndërsa ndeshjet do të luhen nga shtatori 2018 deri në nëntor 2019.

Në çdo Ligë do të ketë rënie dhe ngjitje në Ligë, për edicionin e dytë që do të nisë në shtator 2020.

Fituesit do të vendosen në një turne mes kombeve fitues në Ligën A, me gjysmëfinale, finale për vendin e tretë dhe finalen e madhe.

UEFA synon të zhdukë miqësoret pa vlerë, por tifozët dhe analistët janë shumë konfuzë, duke qenë se do të luhet paralel me kualifikueset e Euro 2020.

Katër vende për në Europian do të jenë nga Nations League, me ndeshje play-off mes fituesve të 16 grupeve në Nations League.

Çdo Ligë – nga A në D – do të ketë gjysmëfinale me një ndeshje si dhe një finale, për të vendosur fituesin e Ligës, që njëkohësisht do të shkojë në Europian. Nëse fituesit e grupeve në Nations League janë kualifikuar për në Europian nëpërmjet kualifikueseve të zakonshme të Europianit, atëherë do të shkojë skuadra më e mirë pas saj, që nuk ka shkuar ende në Europian.

Për ilustrim: nëse Liga A fitohet nga Gjermania, atëherë me radhë do të përfitojë një nga kombëtaret pa Europian, duke nisur nga finalistja humbëse. Nëse në Ligën A të gjitha kombëtaret kanë shkuar në Europian, atëherë do të shkojë ekipi më i mirë i Ligës B, që nuk ka shkuar në Europian nga kualifikueset.

Sa për Shqipërinë dhe Kosovën: nëse fitojmë minigrupet tona, kalojmë në gjysmëfinale dhe më pas finale. Nëse triumfojmë aty, shkojmë në Europian. Shqipëria ka në grup emra si Serbia e Greqia, apo edhe Norvegjia, Rumania, Skocia e Hungaria, ndaj priten beteja të ashpra. Kosova është në një grup aspak të frikshëm, me emra si Bjellorusia, Maqedonia e Gjeorgjia që duken “big”.

Uefa Nations League

Liga A – Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Francë, Angli, Zvicër, Itali, Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë.

Liga B – Austri, Uells, Rusi, Sllovaki, Suedi, Ukrainë, Irlandë, Bosnje-Herzegovinë, Irlanda e Veriut, Danimarkë, Rep. Çeke, Turqi.

Liga C – Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni, Greqi, Serbi, Shqipëri, Norvegji, Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë, Qipro, Estoni, Lituani.

Liga D – Azerbajxhan, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Kazakistan, Moldavi, Lihtenshtajn, Maltë, Andorrë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

 

SHORTI

LEAGUE A

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë

Vazo 2: Francë, Angli, Zvicër, Itali

Vazo 3: Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë

LEAGUE B

Vazo 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki

Vazo 2: Suedi, Ukrainë, Irlandë, Bosnje-H.

Vazo 3: Irlanda e Veriut, Danimarkë, Rep. Çeke, Turqi

LEAGUE C

Vazo 1: Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni

Vazo 2: Greqi, Serbi, Shqipëri, Norvegji

Vazo 3: Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë

Vazo 4: Qipro, Estoni, Lituani

LEAGUE D

Vazo 1: Azerbajxhan, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji

Vazo 2: Armeni, Letoni, I. Faroe, Luksemburg

Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Lihtenshtajn, Maltë

Vazo 4: Andorrë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online