Është hedhur shorti edhe për Ligën A në Nations League, aty ku bëjnë pjesë 12 kombëtaret më të mira në Europë.
Gjermania do të ndeshet me Francën e Holandën, në grupin 1.
Belgjika me Zvicrën e Islandën, në grupin 2.
Portugalia do të përballet me Italinë dhe Poloninë në grupin 3.
Spanja do të ndeshet me Anglinë dhe Kroacinë në grupin 4.
Fitueset e secilit grup shkojnë në gjysmëfinale, fituesi i Ligës A fiton Nations League dhe shkon në Europian. Nëse fituesi ka shkuar në Europian edhe nëpërmjet kualifikueseve të Europianit, atëherë finalisti humbës i Nations League shkon në Europian e kështu me radhë, derisa të dalë një kombëtare që nuk ka shkuar në Europian nëpërmjet kualifikueseve.
Ndërkaq, në Ligën B marrin pjesë kombëtaret e renditura poshtë 12 kombëtareve të para në UEFA. Shorti:
Grupi 1: Republika Çeke, Ukraina, Sllovakia.
Grupi 2: Turqia, Suedia, Rusia.
Grupi 3: Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Austria.
Grupi 4: Danimarka, Irlanda, Uellsi.