Natë e vështirë për lojtarët e Milanit! Tifozët e Napolit u mblodhën te hoteli, bënë zhurmë që të mos flinin gjumë

Është e sigurt që sonte në Napoli na pret një spektakël i vërtetë dhe një luftë e madhe për një vend që të çon në gjysmëfinale të Champions League. Milani do të mbrojë avantazhin 1-0 që arriti në përballjen e parë mes këtyre klubeve.

Sa i përket Napolit, ky klub po luan një sezon ëndrrash dhe arritja në gjysmëfinale do të ishte mbreslënëse. I gjithë qyteti jeton për këtë klub dhe nuk ka dyshim se stadiumi Diego Maradona do të jetë i mbushur plot sonte.

Tifozët e Napolit tashmë kanë “zbritur” në punë mbrëmë pasi janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë lojtarët e Milanit dhe kanë qëndruar aty deri në mëngjesin e sotëm. Ata brohoritën dhe bënë zhurmë gjithë natën që lojtarët e Milanit të mos flinin deri në mëngjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online