Napoli turpërohet në shtëpi nga Lecce, rrjeti vërshon kundër mbrojtësit që la Hysajn në stol

Napoli ka marrë një humbje turpëruese ditën e sotme kundër Lecce-s. Këta të fundit kanë dalë nga “San Paolo” me tre pikë, teksa ndeshja u mbyll me shifrat 2-3. Gattuso nuk preferoi si zakonisht Hysajn në krahë të mbrojtjes për të vendosur Di Lorenzon në vend të tij. Por kjo nuk duket se ka qenë zgjedhja e duhur për trajnerin italian, pasi rezultati flet qartë për këtë me tre gola të pësuar nga një ekip që objektiv ka mbjetesën. Madje as paraqitja e di Lorenzo nuk e justifikoi besimin e Gattusos, ndërsa niveli i tij në fushën e lojës nuk ishte i duhuri. Aq sa rrjeti të niste me kritikat për mbrojtësin italian që zuri vendin e Hysaj në këtë takim.

Serinë e golave do e fillonte pikërisht Lecce, me anë të Lapadulës në minutën e 29 të takimit. Milik do të barazonte shifrat 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por do të ishte sërish Lapadula që do të bënte “San Paolon” të heshtë në të 61-tën me golin e tij të dytë. Për të ardhur më pas te ajo perlë e Mancosu nga goditja e dënimit në minutën e 81, duke e dërguar për të 3-tën herë topin pas shpinës së Ospinës. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Callejon do të ngushtonte diferencat, por pa ia dalë të arrinte asgjë më tepër se aq./Sport Ekspres/

https://twitter.com/wesleynd2/status/1226536236875161600

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online