Napoli është duke kaluar një krizë të madhe aktualisht dhe këtu nuk flasim vetëm për rezultatet. Një përplasje e madhe ka ndodhur mes presidentit De Laurentis dhe lojtarëve, ndërsa edhe tifozët dolën kundër tyre.
Në këtë situatë të vështirë do të preket edhe Ançeloti, që është më afër shkarkimit se kurrë. Nëse më parë ishte vetëm një ide, pas barazimit të sotëm ndaj Genoas pritet edhe të faktohet. Napoli barazoi pa gola dhe mbi të gjitha nuk kishte asnjë dëshirë për të luajtur, duke mos u treguar kurrë e rrezikshme në fushë.
Sa i përket tabelës, skuadra ku luan edhe Elseid Hysaj nuk njeh fitore në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa mban vendin e 7 në tabelë. Ideja për të marrë De Biazin në krye është e mundshme dhe pas këtij dështimi ndaj Genoas, ish-trajneri i Shqipërisë pret me padurim zhvillimet e reja. /Sport Ekspres/