Napoli nuk e toleron Interin as me titullin kampion të fituar, Asllani në fushë deri në sekondën e fundit

Napoli-Inter ka përfunduar me shifrat 3-1 në favor të kampionëve të Italisë. Edhe pse me titullin e fituar prej kohësh, të kaltrit nuk tolerojnë aspak në fushën e lojës, duke treguar profesionalizëm. Galjardini u largua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes, çka ia bëri takimin tejet të vështirë Interit.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 67 Angisa e ndal topin në rrjetën e zikaltërve dhe ndez festën në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Interi nuk pajtohet me rezultatin dhe merr më tepër nisma në fushë. Përpjekja e tyre shpërblehet, teksa Lukaku shtyn në rrjetë topin e pasuar nga Dimarko. Por festa e zikaltërve zgjat pak. Tre minuta më vonë, Di Lorenco shënon një gol mbresëlënës nga jashtë zone dhe i jep avantazhin Napolit. Një avantazh që thellohet edhe më shumë në minutën e 4-t të shtesës, kur pas një kundërsulmi Gaetano i dërgon shifrat në 3-1. Titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje ishte edhe Kristjan Asllani, që si rrallë herë këtë sezon ka luajtur deri në sekondën e fundi të  lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *