Napoli merr fronin e Serisë A, ekipi i Antonio Kontes kalon Interin në garën për titull

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interit duket se po i ikën titulli kampion nga duart në këto javë të fundit të kampionatit. Napoli e ka shfrytëzuar më së miri humbjen e sotme të zikaltërve. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka mposhtur Torinon me rezultatin 2-0.

Ndeshja u vendos nga Mektominei, i cili tundi rrjetën në minutën e 7 dhe të 42-të. Tashmë të kaltrit janë shkëputur me 3 pikë nga Interi, duke marrë fronin e Serisë A./Sport Ekspres/