Napoli kthehet i pari me rekord, Ajeti del i humbur në “derbin” shqiptar

Pa u lodhur shumë, por duke gabuar shumë raste, Napoli ka mundur Spalin 1-0 dhe kthehet në krye, pak orë pasi Juventusi fitoi derbin e Torinos.

Asnjë problem për Napolin, që nuk vuajti fare ndaj një Spali zhgënjyes, që nuk mendoi asnjëherë të sulmonte seriozisht.

Alan shënoi golin vendimtar në fillim të ndeshjes, por Spali e evitoi goleadën, edhe me pak fat.

Nëntë fitore rresht për Napolin, një rekord për këtë klub në Serinë A, ndërsa 66 pikë në 25 ndeshje është një tjetër mesatare që hyn në historinë e klubit.

Ndeshje mjaft e mirë për Elseid Hysaj, mbret në krahun e djathtë, nota 6.5 për të në mediat në Itali.

Ndërkaq, Benevento kthehet te fitorja, në një finale të vogël kundër Krotones së Arlind Ajetit. Triumf 3-2 për Beneventon, ku shkëlqeu Gjimshiti në qendër të mbrojtjes, por nuk luajti fare Memushaj. Në krahun tjetër, Ajeti luajti si mesfushor shkatërrues dhe doli pas 57 minutash, duke luajtur dobët, si gjithë skuadra e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *