Mezani i sinqertë: Barazim që ngjan si fitore

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, me të drejtë i gëzohet barazimit kundër Luftëtarit, sepse gjithçka po shkonte keq dhe në fillim të pjesës së dytë Luftëtari kryesonte 2-0, me Laçin me 10 lojtarë.

“Morëm një pikë, por është si fitore, sepse ishim duke humbur 2-0 dhe ishim me lojtar më pak. Pësuam dy gola, nuk arrij ta kuptoj pse lojtarët e mi ndonjëherë futet në fushë të papërqendruar që nga sekonda e parë. Pësojmë gol që në fillim të pjesës së parë, pastaj në fillim të pjesës së dytë dhe duhet të jemi të kënaqur me barazimin, duke parë si shkuan gjërat”.

Rexhinaldo – “Mungesa e tij është shumë e rëndësishme, bie në sy. Është lojtar që vrapon, bën shumë presing dhe bën repart i vetëm, përveçse shënon. Gjithsesi, sot gabuam shumë në mbrojtje, Gjoni gaboi në mbulimin e Shkurtajt, po ashtu në rastin e golit të dytë gabuam. Janë gabime të evitueshme, por me sa duket duhet të punojmë ende më shumë, sidomos në aspektin e përqendrimit.

Nervozizmi – “Pësuam shpejt gol, ishte një ndeshje që e luanim në shtëpi dhe duhej ta fitonim. Kishim përballë një kundërshtar direkt dhe mendoj se pikët e lëna në Laç na dëmtojnë shumë. Nervozizmi erdhi për faktin se gjithçka nisi keq, ndryshe nga sa e kishim planifikuar.

“E thashë që është si fitore për faktin se ashtu si shkoi loja, mund të humbnim keq, pasi Luftëtari shkoi në avantazhin e dy golave me një lojtar më shumë. Ndoshta freskia e Luftëtarit e ndihmoi, ndërsa ne gabuam më pak, sepse Luftëtari mund ta kishte fituar lehtë ndeshjen, duke parë si shkoi ndeshja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online