Napoli është hedhur në garë për të marrë Marash Kumbullën. Giuntoli e kërkon mbrojtësin shqiptar që të ketë siguri në prapavijën mes emrave si Rrahmani, Koulibali dhe Juan Jesus. Kështu Kumbulla do të zëvendësojë Manolas.
Për momentin është Roma që po i vështirëson disi negociatat për të mbyllur këtë kalim. Kryeqytetasit kërkojnë që të gjejnë fillimisht një zëvendësues për Kumbullën në mënyrë që ta lënë të lirë. Deri atëherë, duhet parë nëse Napoli do të jetë sërish në ndjekje të mbrojtësit. /Sport Ekspres/