Napoli dominon në Kaliari, Hysaj “gatuan” golin e dytë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Napoli ka një shans të artë për të shkuar në +4 nga Juventusi në renditje (Juve nuk luajti ndaj Atalantës për shkak të motit të keq) dhe pas 45 minutave të para duket se në Sardenjë ka marrë fund gjithçka.

Kajehon zhbllokoi në minutën e 29-të pas një pasimi perfekt ardhur nga krahu i djathtë, aty ku Hysaj ishte më aktiv se kurrë këtë sezon.

Mbrojtësi i kombëtares sonë shkoi shpesh në fundore dhe krijoi disa rreziqe, ndërkaq në minutën e 42-të dha një pasim perfekt për Mertens, i cili nuk fali, duke shënuar golin e dytë. 2-0 në pushim, Napoli po shkon i qetë drejt fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *