Naingolan zgjedh numrin e fanellës te Interi, hapa përpara për Malkom

Radja Naingolan i afrohet Interit. Vetë belgu ka pranuar se Roma ka ndër mend që ta shesë, me verdhekuqtë që duan të përfitojnë rreth 35 milionë euro. Sipas disa lajmeve, marrëveshja është aq pranë mbylljes me sukses saqë “Ninja” është duke kërkuar numrin e fanellës. Kështu, nr.4 që dikur mbante Havier Zaneti është tërhequr, ndërsa 44 mbahet nga Perisiç, ndaj mund të gjendet një zgjidhje “alla Zamorano”, pra të marrë 22 duke shtuar një + mes dy numrave.

Kapitulli Ikardi – Pas pushimeve në Afrikën e Jugut dhe në Seishel, Maurito është nisur me destinacion Nju Jorkun. Sulmuesi argjentinas, i detyruar ta shohë Botërorin nga televizori, pret lëvizjet e Interit sa i përket rinovimit dhe rritjes së rrogës. Interi e konsideron të pashitshëm, ka qëllim që ta kënaqë, por pa u nxituar. Klubi i familjes Zhang është gati që të ofrojë 6 milionë euro në vit plus bonuse deri në vitin 2023, por Ikardi (që aktualisht fiton 4,5 mln euro në sezon) dëshiron të arrijë kuotën 8 mln euro.

Malkom – Vazhdon ndjekja për një mesfushor krahu sulmues, në të djathtën e sulmit, që mund të jetë një alternativë për Kandrevën. Për Malkomin, Bordo ka riparë pretendimet: i ka thënë “po” huazimit me të drejtë blerje pas kërkesës fillestare prej 50 mln eurosh që kishte trembur Interit, shkak edhe “ngushtimet” e shumta në sajë të fairplay financiar. Alternativa e parë e Malkomit është Mateo Politano. Sipas “Corriere dello Sport”, takimi mes dy klubeve është fiksuar për të enjten, dita deçizive për të mbyllur negociatat.

Rinovimet – Gjithçka e kryer, në fund, për rinovimet e Mirandës dhe Kandrevës, që do të firmosin edhe për një tjetër vit. Në rrugën e mirë është edhe Santon, por punohet edhe sa i përket Skriniarit. Vilareali, sakaq, nuk është aspak i interesuar për shkëmbimin Eder-Sansone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *