Tashmë është zyrtare: Raxha Naingolan kalon nga Roma tek Interi për 38 milionë euro, që në fakt janë 24 milionë në dorë, plus mbrojtësin Santon (9,5 milionë) dhe mesfushorin Zaniolo (4,5). Në rast transferimi të ri në të ardhmen, Interi do t’i kalojë Romës 10% të shumës totale, deri në 2 milionë euro maksimumi. Mesfushori belg ka firmosur deri më 30 qershor 2022. Kështu, merr fund pas 4 sezonesh e gjysmë aventura verdhekuqe për 30-vjeçarin, që këtë verë mbeti jashtë Belgjikës dhe e ka lënë pas zhgënjimin duke firmosur për Interin.
È ufficiale! ???@OfficialRadja
??? 2??0??2??2??Qui tutti i dettagli ? https://t.co/21igVjl7vB#WelcomeNinja #InterIsHere #FCIM pic.twitter.com/gMb1rRvbVW
— Inter (@Inter) June 26, 2018
Naingolan ka folur si zikaltër: “Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë nga tifozët, jam i kënaqur. Tani e kam radhën unë që të meritoj duartrokitjet e tifozëve, që i shoh shumë entuziastë dhe ashtu si unë presin gjëra të rëndësishme.
“Spaleti? Me të kam zhvilluar sezonin tim më të mirë, shpresoj të përsëritem, jam në dispozicion dhe i kënaqur që bashkohemi sërish.
“Pse zgjodha Interin? Rëndësi ka të ndjesh besim, nga ana e drejtuesve dhe trajnerit. Më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm, diçka që në Romë e kisha humbur. Zgjedhja ime ishte e thjeshtë, edhe pse nuk harrohet e shkuara. Shpresoj që të bëjmë një kampionat shumë të mirë dhe të paraqitemi mirë edhe në Champions, sepse Interi duhet të kthehet në nivel të lartë edhe në Europë”.
Grazie @OfficialRadja ? pic.twitter.com/UqB2NWInH7
— AS Roma (@OfficialASRoma) June 26, 2018