Naftëtari, asnjë afrim në merkato!

0

Megjithëse gjatë javës së kaluar e cila ishte edhe e para për vitin 2018 në përgatitjet e skuadrës kuçovare, situata duhet pranuar se ka qenë pothuajse e njëjtë me atë të fundvitit të kaluar. Nuk ka asnjë afrime, por vetëm largime të titullarëve që “Sport Ekspres” i ka njoftuar më parë.

Të gjithë pa përjashtim presin që të mësojnë emrat e futbollistëve të rinj, për të cilët flitet se ka kontakte të vazhdueshme me teknikun Fraholli, por që mungesa e tyre e deritanishme, mund të ketë qenë në një farë kuptimi edhe e justifikuar. Mungesa e kushteve të akomodimit dhe mbi të gjitha mungesa e likuidimit financiar si një parakusht për nënshkrimin e kontratës, janë gjithnjë një arsye që në të tilla raste mund të sjellin pak pështjellim!

Por, që sot dhe në vazhdim ardhja e futbollistëve të rinj si pjesë e merkatos është një domosdoshmëri për t’u bashkuar sa më parë me skuadrën, gjithnjë nëse në Kuçovë duan që të qëndrojnë në Kategorinë e Parë.

Edi Spahiu

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.