Rafael Nadal triumfoi për të 11-tën herë në Frech Open, duke mundur lehtësisht Dominik Thim në finalen e sotme, me rezultatin 3-0 (6-4, 6-3, 6-2).
Spanjolli 32-vjeç ka tashmë 17 tituj në Grand Slam, vetëm 3 më pak se rivali i madh Roxher Federer.
Ndonëse triumfoi me rezultat të pastër, Nadal vuajti në fundin e takimit final, pasi pësoi një dëmtim në gisht në gejmin e katërt të setit të tretë, duke pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Gjithsesi, fitorja nuk u rrezikua dhe pas triumfit Nadal deklaroi: “Është e pabesueshme, luajta një ndeshje të madhe ndaj një lojtari të shkëlqyer. Pata probleme në setin e tretë dhe pata shumë frikë, por ky është sporti. Të fitosh 11 herë këtu është diçka fantastike, as në ëndërr nuk e kisha imagjinuar”.
Nadal bashkohet me Margaret Kort, me 11 tituj në Francë, një rekord në tenis. Në Roland Garros Nadal është mbret, sepse ka 86 fitore dhe vetëm 2 humbje.