Na zuri dhe do ta heqim! Sinqeriteti i Sadedinit: Kryetari i Bashkisë nuk qenka tifoz i Flamurtarit

Flamurtari e ka mbyllur fazën e parë ashtu si edhe nisi, në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm dy pikë në nëntë ndeshje janë një tregues se asgjë nuk po funksionon në mënyrën e duhur, pavarësisht se skuadra e ka nisur me shumë probleme dhe ndryshe nga konkurrentët e tjerë.

Trajneri i vlonjatëve, Sadedini, është shprehur për “Supersport” se situata është shumë e vështirë edhe për vetë lojtarët te Flamurtari, ndërsa  kryetarin e bashkisë nuk e ka parë asnjëherë në stadium.

“Situata nuk është normale, por këto janë mundësitë tona. Do përpiqemi të ecim përpara. Përveç fjalëve të mira nuk kam asgjë tjetër për skuadrën. Kryetari i Bashkisë nuk vjen as në stadium. Mesa duket nuk është as tifoz, asgjë. Duhet t’i rrinte më afër ekipit. Sa i përket situatës që na ka rënë siç i thonë dhe asaj shprehje: “Na zuri dhe do ta heqim”, ka thënë Sadedini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online