“Na zien gjaku, nuk rrihet në shtëpi”/ Sadiku flet nga Spanja: Këtu masat u morën shumë vonë

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë që po vuan pasoja të renda nga përhapja e koronavirusit. Afro 25 mijë të prekur dhe mbi 1370 të vdekur regjistrohen në Spanjë teksa i gjithë shteti është izoluar, bashkë me të edhe futbolli.  Nga Malaga, Armando Sadiku tregon më tepër për situatën që po kalohet në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares tregon se masat për mbylljen e kampionatit dhe për mbrojtjen e popullësisë u morën në një kohë shumë të vonëshme. Ndonëse skuadra është kujdesur që Sadikut mos t’i mungojë gjë në stërvitjen individuale, për bomberin është mjaft e vështirë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

“Kam rreth 10 ditë që jam në karantinë, në shtëpi. Të gjitha skuadrat janë në izolim. Kemi marrë një program nga ekipi, që të bëjmë stërvitjen në shtëpi. Në fillim, këtu nuk u morën shumë masa serioze, nuk e morën seriozisht. Masat u morën pak me vonesë, siç u morën në Itali. Kur më pas gjëndja u bë shumë serioze, kur shumë vetë po prekeshin nga ky virus, atëherë dhe La Liga ndërpreu kampionatin, si La Liga 2, ashtu dhe La Liga Santander.

Këtu po flitet se La Liga do të fillojë me datë 24 prill. Është thjesht një datë që është përfolur se kur mund të fillojë La Liga. Për momentin, po shikohen disa gjëra, për të marrë në fund një vendim konkret, nëse do të fillojë me datë 24 apo jo. Ekipi më ka sjellë në shtëpi disa vegla që punojmë. Kryesisht ushtrime për kardio. Më kanë sjellë një biçikletë, ku aty mund të kryej pjesën e aerobisë dhe pak forcë. Gjërat e tjera i kemi të gjitha me video. Patjetër që edhe topi nuk mungon çdo ditë (qesh).

Na zien gjaku! Kemi dëshirë të japim gjithmonë më të mirën tonë, si në fushë, por dhe jashtë saj. Jemi përballë një situate të vështirë, ku asnjë nuk është mësuar të rrijë çdo ditë në shtëpi, të mos dalë as për një shëtitje. Por duhet ta marrim me pozitivitet, duhet t’i zbatojmë rregullat që na kanë dhënë dhe të shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt”, u shpreh Sadiku./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online