Feronikeli ka humbur derbin me Drenicën me shifrat 1-0, duke vijuar një formë të dobët, që është larg objektivave të klubit për këtë sezon. Kjo humbje ka bërë që vetë klubi të shpërthejë ndaj lojtarëve në faqen zyrtare në “Facebook”. Kritika vërtetë të ashpra kanë ardhur nga drejtuesit në drejtim të futbollistëve, të cilët paralajmërohen se do e paguajnë shtrenjtë paraqitjen e bërë sot dhe që nga fillimi i sezonit, që sipas klubit ka qenë amatore dhe nuk garanton as mbijetesën. Një turp është cilësuar nga Feronikeli ajo çfarë është shfaqur deri më tani nga lojtarët, që duket se do pendohen për këto ndeshje të dobta.
“Kjo ndeshje e sotme më tepër i takon ameterizmit , ekipa jonë sotë na zhgënjeu. Por jo vetëm sotë pa na zhgënjyen që nga fillimi i kampionatit në përjashtimë të dy takimeve. Krijuam kushte dhe pagesa që ta luftojmë kampionin , por si po shihet nuk e kan marrë punën e vetë seriozishtë, dhe se kështu nuk mundë ta sigurojmë asë mbetjenë ne ligë. I pyes lojtarët e mi se a e kemi meritu ne si klub që të na bini në këtë situatë. Të jeni të bindurë se do ti paguani shtrejtë këto mosësuksese. Që nga tashë nukë do mundë të hyjë asë ne fushë nji pjesë e madhe e lojtarve , të cilët nuk duanë ta mbrojnë ngjyren e klubit, turp është që e mbajnë atë fanelë. Ju me këtë mosësukses e turpëruatë edhe qytetinë që aqë shumë ju dha. Më turpëruat mua personalishtë a edhe të gjithë klubinë që aqë shumë kohë e mundë e shpenzime bëri që ju të keni suksese. Priteni vendimin e klubit sepse do të ndëshkoheni”, shkruan klubi i Feronikelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/