“Na shoqëruan me patrullat e policisë”! Myrto Uzuni tregon sesi iku nga Kroacia për të mbërritur në Shqipëri

Futbolli është ndalur kudo në Europë duke kaluar në plan të dytë, teksa parësore është kthyer shëndeti i njerzve. Pandemia Covid-19 ka bërë që gjysma e popullsisë së globit të jetë në izolim, si mënyra e vetme për të luftuar këtë virus vdekjeprurës. Ndërkohë Koronavirusi izoloi edhe futbollistin shqiptar të Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni. Ky i fundit respektoi karantinën në Kroaci, ndërsa ka rrëfyer për “Balkan Web” edhe ardhjen drejt vendlindjes së tij. Një kthim që padyshim nuk ishte aspak normal, ashtu sikurse edhe situata e krijuar këto kohë, pasi sulmuesi kuqezi tregon se është shoqëruar me patrulla policie gjatë gjithë kohës drejt doganës.

“Në fakt na ka mbështetur shumë Ambasada Shqiptare në Koraci. Ajo bëri të mundur që ne të riktheheshim në vendlindje, pasi edhe atje ishim në karantinë 13 ditë. Ambasada Shiptare ishte duke na shoqëruar me patrulla policie nga dogana në doganë. Në atë moment në Kroaci në fakt nuk kishte raste. Ekipi na mblodhi të gjithë së bashku me dy doktorat dhe na dhanë lajmin që nuk do të lëvizim nga shtëpia, por do të qendrojmë aty për aq ditë sa të na njoftonin për stërvitjen e ardhshme. Kaluan 13 ditë dhe unë fola me stafin, trajnerin, presidentin.

Ata më thanë që është më mirë të shkosh në shtëpi dhe të rrish afër familjes tënde në këto momente të vështira. Besoj në këto kohë të vështira duhet të mendojmë për familjarët tanë, pasi duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të rrimë në shtëpi, pasi nesër na pret një jetë më e mirë akoma. Të gjithë shqiptarëve u them të rrinë në shtëpi për një të nesërme më të mirë. Tani për tani duhet të mendojmë për jetët tona dhe më pas për futbollin. Stërvitem në kushte shtëpiake me ushtrime për muskuj barku apo pompa, që mundësohen edhe në shtëpi. Futbolli për mua është jetë”, ka thënë Myrto Uzuni./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online