“Na quajnë si banda e shqiptarëve”, Indrit Tuci flet për Lokomotivën e Zagrebit: Na mbajnë afër

Indrit Tuci është një prej lojtarëve që duhet të shihet me shumë vëmendje dhe përkujdes të veçantë. Ky futbollist është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa pritet që të hedhë hapa të mëdha në karrierë, pasi i ka të gjitha aftësitë.

Ashtu si edhe vetë Besnik Prenga do ta quante, një yll të padiskutueshëm të së ardhmes, vetëm se duhet të presim për sezonin e ardhshëm. Tuci është akoma duke u ambientuar me futbollin “e vërtetë”, pas ardhjes nga të rinjtë.

Në një lidhje direkte për “Supersport”, sulmuesi që është pjesë e Shqipërisë U-21, tregon edhe emërtimin e veçantë që kanë te Lokomotiva e Zagrebit, për shkak të numrit të shumtë të lojtarëve shqiptarë.

“Aktualisht unë ndodhem në Laç, tani erdha nga Kroacia. I kam kërkuar leje klubi që ta kalojë këtë moment në shtëpi me familjen time. Policia na ka shoqëruar që të mos qendrojmë rrugës, ndërsa testet nuk i kemi bërë, pasi po rrijmë të izoluar.

Kam ardhur vetëm me Uzunin, dy nga banda. Lojtarët te Lokomotiva na thërrasin banda e shqiptarëve, se shkojmë shumë mirë bashkë dhe të gjithë atje na mbajnë afër. Kampionati kroat shërben si një trampolinë e mirë në Ballkan. Tani shpresoj që ta rris edhe më shumë nivelin, për të bërë një hap të madh në vitin tjetër”, tha Tuci. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online