“Na ndodh sa herë vijmë këtu”! Akuzojnë arbitrin për favorizim të Realit, Oblak, Simeone dhe Atletiko e thonë hapur pas derbit të Madridit

Derbi i Madridit përfundoi me polemika për mënyrën e arbitrimit. Reali dhe Atletikoja barazuan 1-1, por këta të fundit luajtn me një lojtar më pak që nga minuta e 67, kur angel Korrea u largua me karton të kuq. Oblak dje Simeone e kanë shfaqur hapur pakënaqësimë e tyre më Gil Manzanon në media, teksa pretendojnë se gjithnjë penalizohen kundër Realit të Madridit.

“Kohët e fundit ne e mbyllim shpesh ndeshjen me 10 lojtarë në këtë stadium. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të mos fillojmë me një lojtar më pak”, ka thënë Jan Oblaku i zemëruar pas ndeshjes.

Trajneri i Atléticos, Diego Simeone, gjithashtu kishte një problem me atë që pa në fushë. As ai nuk është aspak i kënaqur.

“Mund të kishte shkuar në çdo mënyrë. Ndonjëherë vendimi është për ju, ndonjëherë kundër. Megjithatë, sa herë që vijmë këtu vendimi është kundër nesh”, është shprehur Diego Simeone.

Klubi ka reaguar edhe përmes faqes së vetë zyrtare në “Twitter”, ku ka shpërndarë një foto të këmbës së gjakosur të Korreas. “Kështu duket këmba e “agresorit” tonë. Asgjë e re nga Bernabeu”, ka shkruar klubi i Atletikos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online