Kieran Tripier ka zbuluar mentalitetin fitues të Diego Simeones. Mbrojtësi anglez la Atletikon e Madridit për t’ju bashkuar Njukastëllit, ndërsa së fundmi është rikthyer pas në kohë për të kujtuar kohën te skaudra madrilene. Tripier ka thënë se Diego Simeone u ndaloi atyre që të thonin “mirëmëngjes“ kur shkonin në stërvitje, për ta zëvendësuar me fjalën “kampion“. Kjo për vetë faktin se Atletiko e Madridit ishte duke lu.ftuar për vendin e parë dhe “el cholo“ dëshironte të impononte një mentalitet fitues te ekipi i tij.
“Më kujtohet që ai na tha menjëherë pas Krishtlindjes se ne e kishim të ndaluar të thoshim ‘mirëmëngjes’ në mëngjes kur vinim në stërvitje. Ne duhej të thoshim ‘kampionë’ në vend të ‘mirëmëngjes’, sepse po lu.ftonim shumë për vendin e parë.
Ne kishim darkë së bashku për Krishtlindje dhe më pas ai na tha këtë rregull të ri. Ai na e bëri të qartë se ne do të ishim kampionë dhe ne duhej të besonim për këtë. Pas asaj darke çdo seancë stërvitore dhe ndeshje, kur dikush hynte në dhomat e zhveshjes ai do të thoshte ‘kampionë’. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm”, ka zbuluar Kieran Tripier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/