“Na mungon shumë Mitroviç, por Broja është një përforcim i madh”! Ylli i Fulham vlerëson shqiptarin: Është përshtatur shumë shpejt

Armando Broja kaloi te Fulham në huazim nga Chelsea mes një jehone të madhe në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar pritet që të arrijë sadopak historinë e Mitrovic te Fulham, një figure që është i kthyer në ikonë te kjo skuadër angleze. Menjëherë pas ndeshjes së fundit me Burnley, ishte ylli i Fulham, Joao Palhinha, që foli për të dy këta sulmues. Në një intervistë për Alessandro Schiavone, Palhinha u shpreh:

“Ju e dini se çfarë bëri Mitrovic te ne. Një lojtar që do t’i mungonte çdo skuadre dhe që është e vështirë që ta zëvendësosh pasi ndërtoi një histori të madhe këtu. Na mungon shumë. Broja? Është një futbollist që do të na ndihmoj për të arritur objektivat. Është një përforcim i madh për ne dhe unë e shoh që është përshtatur shumë shpejt”, tha Paulinha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online