“Na mungon një penallti“, trajneri i Benfikës është i pakënaqur pas humbjes ndaj Interit: Ishim të pafat me arbitrat

Benfika është mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Ekipi portugez ka humbur me rezultatin 0-2 kundër Interit, i cili hedh kështu një hap të rëndësishëm përpara në këtë kompeticion. Trajneri i Benfikës ka folur për mediat në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka shprehur pakënaqësitë e tij për arbitrimin. Sipas Shmidtit, Benfikës i mungon një penallti kundër zikaltërve.

“Ne duhet të fitojmë, padyshim që nuk është gjëja më e mirë, por ne vazhdojmë të besojmë. Ishte një lojë e ekuilibruar, pa shumë shanse për të dyja skuadrat. Kur kërkonim avantazhin, pësuam golin. Ne më pas pësuam penalltinë, edhe pse mendoj se na mungon një penallti dhe ishim të pafat me vendimet e arbitrave. Por në fund duhet të pranojmë rezultatin dhe të bëjmë më të mirën tonë në ndeshjen e dytë”, ka deklaruar Roger Shmidti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online