“Na lë me këtë Besnik Hasin, pyetja tjetër…”! Trajneri shqiptar në krye të Olimpiakosit, në Greqi nuk ndryshojnë sjellje

Në Greqi nuk ka ndryshuar asgjë dhe është po e njëjta sjellje në drejtim të shqiptarëve. Besnik Hasi do të provonte të pamundurën për të drejtuar Olimpiakosin, teksa do të prezantohej me shumë pompozitet nga ana e presidentit të klubit. Por raportet e tendosura me tifozët dhe njerëzit brenda ekipit që nuk mund ta pranonin drejtimin nga një trajner shqiptar bënë që Hasi të shkarkohej me rezultatet e para të dobëta.

Kështu kjo eksperiencë nuk do të mbyllej aspak siç pritej, ndërsa Hasi do të hidhte në gjyq klubin për pagat që nuk ishin marrë në bazë të marrëveshjes. Duke nisur nga kjo histori, “Sport24.gr” ka pyetur portierin e Greqisë që u rikthye në Kombëtare pas shumë kohësh, Stefanos Kapino. Ky i fundit luan për Saundhasen dhe është i huazuar nga Ëerder Bremeni.

Mes intervistës së gjatë ku kishte shumëçka për të folur, gazetari e pyet: “Po çfarë mendimi ke për Besnik Hasin, trajnerin tënd dikur? Nuk la emër të mirë në vendin tonë…”. Ndërkohë përgjigja e dhënë nga Kapino ishte shumë poshtëruese për trajnerin shqiptar: “Na lë me gjithë Besnik Hasin tani, nuk kemi nevojë të flasim për këto gjëra. Pyetja tjetër”, u shpreh mes të qeshurash portieri i Greqisë. /Sport Ekspres/

One thought on ““Na lë me këtë Besnik Hasin, pyetja tjetër…”! Trajneri shqiptar në krye të Olimpiakosit, në Greqi nuk ndryshojnë sjellje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *