Broja, ti je? Statistikat si asnjëherë më parë, talenti i Kombëtares shqiptare ka humbur shënjestrën

Viteshe ka barazuar sot 0-0 duelin kundër Den Hag, duke u ndarë kështu me nga një pikë nga fusha e lojës. Një tjetër ndeshje kjo kur Armando Broja nuk e shënon emrin e tij në listën e golashënuesve. Statistikat për talentin e Kombëtares shqiptare janë si asnjëherë më parë.

Futbollisti kuqezi duket se ka humbur shënjestrën javët e fundit, teksa prej 8 ndeshjesh nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Sot ishte përballja e 5-të që Broja del nga stadiumi pa fushën e lojës me Viteshen, ndërsa për të përkeqësuar shifrat vijnë edhe 3 takimet me Shqipërinë, ku nuk mundi të shënonte. Megjithatë duke ditur karakterin dhe aftësitë e tij, me shumë mundësi nuk do të jetë i largët momenti për tu kthyer përsëri në rrugën e golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online