“Na ka ardhur ofertë për 20 milionë euro”, Fenerbaçe zbulon pak për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është lojtari shqiptar që ka vëmendjen e klubeve më elitare. Së fundmi në garë është bashkuar edhe Juventusi, mes shumë ekipeve të tjera të njohura.

Fantazia është shfrenuar në disa raste me vendosjen e çmimit, por drejtori sportiv i Fenerbaçes, Damien Comolli ka zbuluar pak më tepër në lidhje me situatën.

“Nuk mund të them më tepër, mbi një emër konkret, por ka ardhur një ofertë prej 20 milionë euro për në janar rreth Muriqit”, ka thënë Comolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *