Na falni për vonesën! Redi Jupi: Jeni prapë me vonesë, Partizani nuk është askund

Tashmë shprehja e re e futur nga Erion Braçe dhe sa herë Partizani do të jetë në vendin e parë është: “Na falni për vonesën”.

Nisur nga kjo, ka ardhur edhe analiza e Redi Jupit për skuadrën e të kuqëve në tërësi dhe jo vetëm për ndeshjen me Kukësin. Kështu Jupi është shprehur se Partizani vazhdon të jetë me vonesë dhe nuk është askund me lojën e zhvilluar.

“Këta thonë se kërkojnë ndjesë për vonesën, por unë them se Partizani është prapë me vonesë. Nuk janë askund deri tani. Nuk e kuptoj sesi mbrohen, nuk e kuptoj sesi sulmojnë, nuk e kuptoj sesi qarkullojnë topin. Lerda lë jashtë Asanin, një nga lojtarët më të mirë të Partizanit. Trashin e la jashtë në ndeshjen e parë të kampionatit.

Nuk ka fare ekuilibër dhe formacionin po ndërrohet thuajse në çdo ndeshje. Pastaj konflikti me Duron nuk ishte etik. U shpreh se nuk e kuptonte këtë humbje të kohës. Dhe kush e thotë? Një italian, nëse do të ishte trajner spanjoll apo gjerman do e kuptoja”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online