Vllaznia ka prezantuar në ditën e sotme drejtorin e ri sportiv, teksa kjo detyrë i’u besua Matko Djarmatit. Një punë e re kjo për të, ndërsa deri në këto momente ka bërë shpeshherë analizat e ndeshjeve të Superiores në televizion.
Besimi është i madh nga drejtuesit e Vllaznisë, ndërsa Alban Xhaferi shprehet shkurtimisht në konferencën për shtyp se ky ishte një propozim që klubit i erdhi nga Rijeka në Kroaci. Gjithashtu premtohet se në sezonin e ardhshëm do të arrihet Europa.
“Me anë të kësaj konference njoftojmë gjetjen e akordit për drejtorin sportiv, Matko Djermati. Ky finalizim erdhi si bashkëpunim me klubin Rijeka në Kroaci, një binjakëzim që është bërë me qëllim të mirë që ta ndanin eksperiencën me ne. Pasi dëgjuam planin konkret të Matkos dhe objektivat tona për vitin tjetër, arritëm këtë akord. Unë jam i sigurt që Vllaznia në sezonin tjetër do të ketë rezultate të tjera dhe do të kap Kupat e Europës”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/