“Na e kujton futbolli“/ Spanjë-Kosovë merr përmasa politike, deputeti francez: Territor i marrë nga Serbia

Ndeshja Spanjë-Kosovë ka marrë një vëmendje të madhe mediatike ditët e fundit. Federata spanjolle komunikoi më parë se nuk do të lejonte të luhej himni i Kosovës si dhe shpalojsa e flamurit të saj. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të FFK-së, duke bërë që në shtetin iberik të tërhiqen pas.

Por kjo sfidë ka marrë tashmë përmasa politike. Është deputeti francez, Thierry Mariani, ai i cili ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter” një artikull të “Sofoot“ dhe sipër tij shkruan: “Nëse Komisioni Europian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se 5 vende europiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia si një shtet i pavarur“./Halit Delibshi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *