“Na e kanë thënë miqtë tanë vlonjatë, Tirana na ka rrahur gjithmonë”! Kreshnik Çipi kujton kohën e Flamurtarit: Bejkush Birçe i vuri në rresht vlonjatët

Flamurtari ka mbushur 100 vitet e krijimit dhe Kreshnik Çipi ka kujtuar disa nga ngjarjet që i përkasin kohës së tij si futbollist te vlonjatët. Kur pyetet për krijimin e ekipit të artë të Flamurtarit të tyre, Çipi shprehet se ndryshimi ka nisur në vitet 1985. Në një rrëfim për “Ediell” me Manushin, nuk lihet pa përmendur edhe Bejkush Birçe.

“Është diskutuar shpesh me vlonjatët, me miqtë tanë të Vlorës, na kanë thënë se Tirana na ka dëndur, na ka rrahur. Në vitet 80-85, Tirana ishte më e fortë se ne. Në 84, ishte një ndeshje që ne duhej ta fitonim me patjetër se i afroheshim titullit dhe ne dalim 0-0, që kanë prerë shtyllat në Vlorë.

Ekipi absolut është formuar në 85-91, kemi bërë atë që nuk e arriti askush në Shqipëri, morëm pjesë për 6 vite rresht në Europë. Themelin e ekipit të madh të Vlorës për mua i ka hedhur Bejkush Birçe. Futbolli nuk është vetëm fizik, është psikologjik. Në këtë këndvështrim, Birçe vuri themelet. Vlonjatët janë rebelë nga natyra, ai i vuri në rresht, kjo ishte fitorja e tij e parë”, ka thënë Kreshnik Çipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *