“Na duket sikur ka 10 vjet që luan në Champions”! E kërkon Juventusi, Kapllani: Mitaj është gati për bardhezinjtë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme miqësoren kundër Kilit dhe e gjithë vëmendja është kthyer kah kuqezinjve. Për të folur më gjatë rreth Kombëtares, në emisionin “Koha Shtesë” është ftuar një emër i njohur në sportin shqiptar, si Edmond Kapllani. Ish-lojtari i kuqezinjve ka kujtuar golin e tij të parë me fanellën e Shqipërisë, si dhe ka dhënë mendimin e tij rreth sulmuesve që ka në dispozicion trajneri Silvinjo. (Videon e plotë të emisionit “Koha Shtesë” e gjeni më poshtë)  

“A e shoh Mitajn gati për Juventusin? Po, e shoh gati. Është nëj djalë që, jo vetëm mua, port ë gjtihë shqiptarët i ka surprizuar me performancën e tij në krahun e majtë. Ka treguar që në një moshë të re mund të luash pa komplikacione. Ai e tregon nga ndeshja në ndeshje se është një lojtar që ne na duket sikur ka 10 vjet që luan në Champions League.

Kur shënon gol është një emocion i pakontrollueshëm në situata. Goli i parë që kam bërë me ekipin kombëtar ka qenë një kënaqësi që as vetë nuk e di… Mund të bëja 5 xhiro rreth pistës dhe nuk do të lodhesha. Aq kënaqësi kam pasur. Është ndryshe kur bën gol për klubin ku je, është ndryshe kur bën gol për ekipin kombëtar, aty ku ke lindur dhe të shohin të gjithë shqiptarët. Golin e parë me Kombëtaren e Shqipërisë e kam pritur prej kohësh. Kisha bërë disa ndeshje dhe nuk po zhbllokohesha. U ndjeva i mbushur kur shënova gol. Edhe tani që po e përmend, po më dridhet trupi”, ka thënë Edmond Kapllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/