Milani do të luajë sot në Champions League kundër Napolit. I gjithë vështrimi do të mbetet te Leao, i cili është padyshim futbollisti me më shumë potencial te kuqezinjtë. Duke parë rëndësinë e tij, Leao i ka vështirësuar jo pak tratativat e rinovimit.
Por ish-lojtari i Milanit, Antonio Noverino, e she disi më ndryshe situatën. “Jam dakort me Maldinin dhe Piolin kur thonë se Milani është vendi më i mirë për rritjen e Leaos. Dua të theksoj se askush nuk do ta njihte Leaon pa Milanin.
Milani i ka dhënë një dorë dhe mundësi të shkëlqyer. Na duhet pak më shumë mirënjohje, e cila fatkeqësisht nuk ekziston në futboll. Milani është Milani, jo ekip normal, duhet t’i thuash po me sy mbyllur”, tha Nocerino. /Sport Ekspres/