“E përjetuam humbjen si fitore, duhet t’ia kujtoja Kombëtares”! Armand Duka ia thotë qartë Silvinjos: Nuk shkohet në Europianin e Gjermanisë kështu

Shqipëria humbi me shifrat 1-0 në transfertën e Polonisë. Për mënyrën sesi u paraqit Kombëtarja në atë takim, nuk mungoi entuziazmi nga ana e lojtarëve dhe tifozëve. Por në një linjë tjetër mendimi është kreu i FSHF, Armand Duka. Ai i kujtoi Kombëtares se doli me humbje ndaj polakëve dhe jo me rezultat pozitiv. Për të folur edhe rreth reagimit në fjalë, Duka i dha mesazh të qartë Silvinjos nga “Supersport”.

“Ishte një reagim jo emocional dhe jo i pamenduar, pasi e bëra të nesërmen e ndeshjes me Poloninë, kur u ktheva në Tiranë. Pashë gjendjen brenda ekipit, atmosferën e stafit dhe delegacionit, tifozëve, etj, të cilët ishin të gjithë të kënaqur. Mua më pëlqen që u krijua një entuziazëm i tillë, por e pashë të arsyeshme që t’i kujtoj ekipit që ne kemi humbur në Poloni dhe nuk mund ta përjetojmë një humbje, si fitore.

Ne kemi objektiva të qartë, pasi duam të shkojmë në Gjermani më 2024-ën. Dhe në Gjermani nuk shkohet duke përjetuar humbjen si fitore. Pavarësisht paraqitjes, nuk kemi humbur kot në Poloni. Ajo humbje meriton analizë dhe nxjerrje mësimesh se si të shkohet te fitorja. Për të qenë me këmbë në tokë, kam dashur t’i them ekipit në përgjithësi se ne kemi humbur dhe nuk kemi fituar”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online