“Na dha premio një tifoz, po as Xhaferi nuk shpëton“, Imami zbulon objektivat: Kemi shanset për titull, dua Kombëtaren

“Klasikja“ e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës përfundoi në barazim 1-1 dhe shkodranët vazhdojnë ti gëzohen vendit të parë në kampionat. Ky barazim është përjetuar si një fitore për kuqeblutë, që ruajnë diferencën me kundërshtarët në krye të tabelës së renditjes. Futbollisti Eni Imami ka folur pak kohë pas përfundimit të ndeshjes për gazetarin Drilon Xhepollari në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, ku ka komentuar sfidën me bardheblutë dhe ecurinë në këtë sezon.

Lojtarët nuk kanë shpëtuar pa shpërblim, që ka ardhur nga një tifoz i Vllanisë. Këtë e zbulon vetë Imami, i cili më tej shton se një premio do të vijë edhe nga sponsori Xhaferi. Ndërkohë ëndrrat e tij personale në këtë sezon janë fitimi i titullit kampion, të sigurojë një kontratë jashtë Shqipërisë, si dhe të veshë fanellën e Kombëtares.

“Tani luhet me diferencë me pikët dhe për fat të mirë jemi shkëputur disi. Kemi bërë një 2020  dhe një fazë të mirë. Do të ishte perfekte fitorja sot, sepse i kishim të gjitha mundësitë. Në Shkodër e duan shumë futbollin. Me sa kuptova sot ishte vetëm një tifoz, që thjesht për lojën që kishim bërë na dha një premio nga xhepi i tij. Presidenti e ka këto ditë, as ai nuk do shpëtojë.

Ai ka meritën e vetë, pasi 50% e meritës i takon atij. Është ai që na motivon. Pjesa tjetër është se jemi një grup i shkëlqyer, me një staf trajnerësh të mrekullueshëm, ku do i përfshija të gjithë, jo vetëm trajnerin e parë por edhe ndihmësit e tij. Ky mendoj se është sekreti.

Sot me Tiranën, por komunikonim edhe me lojtarët, ishte shumë e ngjeshur kjo ndeshje në krahasim me herët e tjera. Kemi luajtur një herë në 4 ditë, por sot ishte vërtetë shumë. Dje kishim rekuperim dhe sot direkt në ndeshje. Të them të drejtën Tirana na vuri në vështirësi dhe kishte mundësitë e vetë. Fatmirësisht pjesën e dytë e dominuam totalisht. Të gjitha sekretet nuk mund t’i them këtu. Mendoj se është harmonia dhe se luajmë futboll pa frikë. Nuk kemi presion.

Kam fituar çdo gjë me Kukësin, i shkova edhe me Tiranën afër, por uroj ta vazhdoj me Vllazninë. I kemi të gjitha shanset për titull kampion. Na jep siguri loja e mirë që po bëjmë. Çdo futbollist pretendon që të luajë një ditë jashtë shtetit dhe me Kombëtaren shqiptare. Uroj të jetë ky vit, sepse kam bërë mirë. Gjithashtu uroj edhe titullin kampion, këto janë 3 dëshirat.

Batuta me një gjerman si Brdariç? Është i natyralizuar si gjerman. Është kroat dhe janë pak si ne ata”, ka deklaruar Eni Imami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online