“Na bindi projekti”, Karrasko e Gaitan e nisin me një turpërim spektakolar në Kinë

Çfarë ndodh kur një futbollist i nivelit të lartë pranon të transferohet në Kinë? E thjeshtë: firmoset një kontratë që siguron gjithë jetën dhe ndoshta edhe fëmijët e fëmijëve, ndërsa deklarata formale është “Na bindi projekti”.

‘Projekti’ i një klubi legjendar kinez me emrin Dalian Jifang bindi edhe mesfushorin Niko Gaitan dhe sulmuesin Janik Karrasko që të linin Atletikon e Madridit dhe të shkonin në Superligën kineze, aty ku niveli i futbollit nuk arrin as në nivelin e Kroacisë (dhe po i bëjmë qejfin).

Dalian Jifang, ku luan edhe qendërmbrojtësi kampion Europe Zhoze Fonte, është duke kaluar në pronësi të grupit financiarWanda, ai që ka ndërtuar stadiumin e Atletikos dhe ka aksione te klubi madrilen, por kjo është një histori tjetër.

Sot Dalian Jifang nisi kampionatin, me një transfertë aspak të lehtë në fushën e Shanghai SIPG, aty ku luajnë Oskar dhe Hulk, dy superstarë që gjithashtu braktisën Europën për magjinë e futbollit kinez.

Minuta 1: Oskar gol!

Pushimi i ndeshjes: 3-0

Rezultati final: 8-0, me 3 gola nga Oskar dhe një nga Hulk.

Fillim “fantastik” për Karraskon me shokë, me siguri tani do e shohin edhe një herë me kujdes projektin që i bindi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online