Në ditën e djeshme Granada ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Eibar në transfertë. Një hap i gabuar për ekipin e Myrto Uzunit, ndërsa shqiptari nuk arriti të realizojë, teksa vinte në këtë takim pas tre golave të shënuar në shtëpi.
Por pavarësisht atij “hat-trick”, Uzuni e mbyll vitin 2024 në vendin e dytë në listën e golashënuesve në La Liga 2. Në vendin e parë ndodhet Luis Suarez, i cili është pjesë e Almerias dhe për momentin numëron një gol më shumë se Uzuni dhe një ndeshje më tepër për të luajtur, të cilën do ta zhvillojë sot pasdite. Një shans për të rritur diferencën, ndërsa Granada do të rikthehet në fushën e blertë në vitin 2025. /Sport Ekspres/