Shqipëria ka publikuar listën provizore të EURO24 dhe një diskutim i madh u hap për lënien jashtë liste të Myrto Uzunit. Ndërkohë ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ka dhënë të drejtë Silvinjos për vendimin e tij në Koha Shtesë duke e komentuar kështu këtë rast. (Videon e plot të intervistës së Ilir Alliut e shihni më poshtë)
“E respektoj gjithë kontributin e Uzunit te Shqipëria, dëshira dhe përkushtimi ka qenë e madhe, por kjo nuk mjafton. Në gjuhën teknike, specialistët e futbollit e kuptojnë mirë, janë disa lojtarë me kapacitete që quhen lojtar klubi dhe nuk arrin dot kurrë që të bëhen një lojtar Kombëtare. Një lojtar i tillë është problem ta kesh në stol dhe hall i madh ta kesh në fushë. Midis këtyre të dyjave, Silvinjo ka bërë zgjedhje speicifike dhe e justifikoj 100%.
Nuk jam dakort me disa gazetarë apo analistë që flasin me statistika, Silvinjo e mat produktin me atë që bëhet në shtëpinë e tij, jo sesa pallate janë bërë te lagja, pak rëndësi ka. Pra nuk duhen përdorur statistikat e Granadas. Uzuni ka mbi 30 ndeshje te Shqipëria dhe ka pasur gjithë kohën e duhur për të treguar veten te Kombëtarja”, tha Alliu. /Sport Ekspres/