Myrto Uzuni nuk kthehet në stërvitje bashkë me klubin, Granadës i mungoi lojtari më i rëndësishëm

Granada u kthye dje në stërvitje pas pushimit 6 ditor që trajneri i kishte dhënë ekipit të parë me rastin e festës së Krishtlindjes. Grupi u kthye mëngjesin e djeshëm në qendrën stërvitore, për të vijuar planin e tyre stërvitor në orën 10:30 të mëngjesit.

Mes lojtarëve mungonte ai më i rëndësishmi, Myrto Uzuni. Golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk mori pjesë në stërvitjen e skuadrës për shkak të një problemi familjar të krijuar në çastet e fundit. Klubi i ka dhënë dritën jeshile për të mos qenë nën urdhërat e trajnerit Moreno, ndërsa mediat spanjolle sigurojnë se sulmuesi shqiptar do të bashkohet me grupin në kohë për përgatitjet kundër Kartagjenës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *