Myler acarohet për lënien në stol: Nuk e di se çfarë do trajneri

Tomas Myler dje nuk kaloi një pasdite të bukur. Sulmuesi kampion bote i Bajernit u la në stol për 73 minuta kundër Verder Bremenit, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak. Bavarezi është mësuar të jetë gjithnjë titullar para se Karlo Ançeloti të bëhej trajner i rekordmenëve. Duke folur në “ARD” pas fitores 2-0, Myler e shprehu hapur pakënaqësinë e tij. “Nuk e di se çfarë do saktësisht trajneri prej nesh. Të paktën unë, nuk e kam 100% të qartë”, – tha 27-vjeçari.

Ançeloti

Trajneri Karlo Ançeloti e kuptoi se dje skuadra e tij nuk luajti shkëlqyeshëm, por italiani kryesisht do rezultate dhe në Bremen e mori. “Jam shumë i lumtur me rezultatin.  Për një orë patëm vështirësi për të gjetur hapësira. Si trajner gjithnjë synon përmirësimin e skuadrës, por gjëja që llogaritet në fund janë tri pikët. Myler si xhoker? Donim të shpërthenim me gjithë dinamikën e skuadrës sonë. Ky ishte një vendim i pastër taktik. Ai luajti mirë”, – u shpreh tekniku 58-vjeçar me qetësinë e tij karakteristike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *