Kosova ka pësuar një ulje imazhi në ndeshjen kundër Rumanisë. Kundërshtari është tallur jo pak me gjendjen e fushës pas stuhisë, teksa figura e njohur, Adrian Mutu, u shpreh se nuk i besonte syve sesi një fushë e tillë mund të ndodhej ende në Europë.
Kaq mjaftoi dhe FFK reagoi menjëherë. Sipas “Gazeta Express”, Federata e Futbollit në Kosovë ka hequr nga puna 10 mbikëqyrësit e stadiumve të kryeqytetit. Ata kanë qenë të trajnuar edhe nga UEFA për mirmëmbajtjen e fushës, por pas situatës së ndodhur në “Fadil Vokrri”, për ta nuk kishte më një mundësi të dytë. /Sport Ekspres/